Albasarahcobaj's Instagram Audience Analytics and Demographics

@albasarahcobaj

Albania

• Wife & Mom ❤🙏🏻 • TV Host & Journalist @rtvklan • PR/Marketing/Translator • Subscribe to my Youtube Channel • #kafshatedashurie
alb▓▓▓▓▓@hotmail.it
Albania
25–34

Business Category

Creators & Celebrities

StarNgage Profile

Free Promotion Count

0

Paid Campaign Count

0

Get Our Influencer Rate Card Today!

A brand new way for you to compare the rates of influencers across the world.

Learn More

PROFILE OVERVIEW OF ALBASARAHCOBAJ

75.0% of albasarahcobaj's followers are female and 25.0% are male. Average engagement rate on the posts is around 2.50%. The average number of likes per post is 1503 and the average number of comments is 58.

Albasarahcobaj loves posting about Fashion, Modeling, Lifestyle.

Check albasarahcobaj's audience demography. This analytics report shows albasarahcobaj's audience demographic percentage for key statistic like number of followers, average engagement rate, topic of interests, top-5 countries, core gender and so forth.

Followers
62,675
Avg Likes
1,503
Avg Comments
58
Posts
237
Global Rank
-
Country Rank
-
Category Rank
-

GENDER OF ENGAGERS FOR ALBASARAHCOBAJ

Female
75.0 %
Male
25.0 %

AUDIENCE INTERESTS OF ALBASARAHCOBAJ

  • Beauty & Fashion 84.23 %
  • Art & Design 51.16 %
  • How-to & Style 50.39 %
  • Business & Careers 47.90 %
  • Entertainment 38.73 %
  • Fitness & Yoga 33.37 %
  • Travel & Tourism 33.21 %
  • Clothes, Shoes, Handbags & Accessories 31.88 %
  • Restaurants, Food & Grocery 30.96 %
  • Home & Garden 30.85 %
  • Books and Literature 30.28 %
  • Healthy Lifestyle 29.95 %

RECENT POSTS

2,196 64

Ndjej shumë emocion kur rikujtoj ditën që mora statusin më sublim në botë, atë të nënës. Në fillim të shtatzënisë kisha aq shumë frikë nga lindja sa ndjeja ankth duke menduar lloj lloj skenaresh në mendjen time (do më fillojë aritmi, do më iki shikimi, do vdes, do ndodhi kjo apo ajo) por që në të vërtetë ndodhi komplet e kundërta. Pas shumë përpjekjesh për të mos u prekur teksa flisja, xhirova videon për eksperiencën time të lindjes pasi mendoj që shumë vajzave e nënave në pritje të ëmbël mund tu shërbejë për të kuptuar që ato historitë e horrorrit që na tregojnë janë të rralla dhe jo gjithçka që na thonë apo dëgjojmë se ndodh, ndodhin në të vërtetë. Doja ta ndaja me ju për t'ju treguar se çdo eksperiencë është unike dhe asgjë në botë nuk krahasohet me sjelljen në jetë të një fëmije. Asnjë sukses, arritje apo titull në botë nuk ia kalon atij të nënës. Nuk besoj se ka njeri më frikacak se unë nga ambienti i spitalit, gjilpërat etj dhe kur arrita ta kaloja ditë pas dite, duke punuar shumë me veten, duke mësuar teknikën e relaksimit e frymëmarrjes, kushdo mund t'ia dalë. Asgjë nuk është e pamundur dhe nëse mban një shpirt pozitiv gjatë gjithë kohës, rezultati është ai që do shihni në videon në youtube ose link në bio. Sot, pas gati 4 muajsh nga ajo ditë unë ruaj kujtimin më të bukur në botë! #labour#pregnancy#mother

847 3

Ky është një ndër mëngjeset pas atij me kos me drithëra që është i pari në listë. Pastaj vjen omleta me perime, qumshti i sojës e djathi i shkrirë 😍 Duhet ta alternojmë që dhe mos hamë përditë të njëjtën gjë por dhe të marrim vlera nga të gjitha ushqimet. Sigurisht që kosi nuk mungon për pas buke në këtë rast dhe çaji i gjirit i pandashëm tashmë që nga lindja 😍😂 #momlife #breakfast #breastfeeding

1,411 10

Fytyra ime kur kap ulje 😂😂😂 Suksesi i një biznesi mendoj që është ta bëjë klientin të rikthehet të blejë dhe prandaj që kur erdha për herë të parë tek @topshop_albania nuk iu ndava më linjave si Dormeo, Delimano etj. Duke qënë se kishte ulje për shumë artikuj të cilat i keni në story, përfitova për të marrë disa gjëra për vete dhe dhurata për miq. Studiova pak dhe Nutribulletin për të përgatitur ushqimin e gocës por kemi dhe ca muaj kohë për ta marrë 😂😂 Për të parë artikujt me ulje mjafton të shkoni në të gjitha dyqanet @topshop_albania ose online në profilet e @topshop_albania @dormeo.al @delimano.al #momlife #shoppingday

871 17

Sugjerimi im për sot është lazanja me perime. Super e shijshme dhe bëhet në pak minuta. Nëse doni shtojini dhe mish pooor personalisht mendoj që ka më shumë shije vetëm me perime ose mbase më duket mua që s'e ha mishin 😂😂 Asistente kisha mamin këtë herë, e cila ekzekutoi recetën ndërsa unë i thoja hapat. Me shumë dashuri nga unë dhe mama ime 😍❤ Recetën e keni në bio 😍 #lasagna #vegetarian

1,926 50

I AM WHAT I LIVE Armani lançoi pak ditë më parë parfumin e ri "My Way", ku përzgjodhi influencera nga e gjithë bota për fushatën e promovimit. Ishte shumë kënaqësi të isha pjesë e këtij projekti ku pas një pune gjigande në krijimin e aromës së re, qëndron dhe vizioni i tij. Aromat janë të lidhura me një kujtim dhe qëllimi i këtij parfumi është të risjellë në mendje kujtime të bukura. Për mua kujtimi më i bukur në jetë ka qënë sigurisht lindja e Sofias dhe rilindja ime si grua, nënë. Prandaj, sa herë mbyll sytë dhe mendoj për kujtimin më të bukur, mendja më shkon pikërisht këtu! Po për ju cili është kujtimi më i bukur që ju vjen në mendje kur mbyllni sytë? I AM WHAT I LIVE- I'm honored to be part of this project. I was asked to share one of the best moments of my life and when i close my eyes i can't imagine a different moment than the one i gave birth to my joy, my biggest love, Sofia. As a woman but especially as a mom, this is the best memory a human being can have. What about you? What's your most beautiful memory? @armanibeauty #ArmaniMyWay #IAmWhatILive #ArmaniBeauty

1,852 27

Kush nuk vdes të bëjë shopping e sidomos kur bën për dashurinë 😍🤱🏻Ishim tek @shoppingformybaby meqë kishte ardhur furnizimi i ri direkt nga Greqia. U nisa për gjëra pastel si zakonisht 😂😂 por më goditi ky fustani dhe përfundova tek bluja sot. Për mua është shumë adrenalinë kur gjej gjëra të bukura, materiale të mira dhe me çmime si tek faqja zyrtare e H&M. Personalisht më kanë pëlqyer shumë veshjet e kësaj marke si për vete por dhe për vajzën dhe në fakt gjënë e parë fare që i kam blerë Sofias ka qënë një set body H&M po në këtë dyqan me sconto 1000L. Si mund ta lija dmth, ju e dini që ku ka sconto jam unë 😂😂😂 Sigurisht që ka dhe veshje për djem dhe toddler por unë 3-6 shoh tani kështu që këto po ju tregoj, të tjerat i keni në dyqan ose tek profili i @shoppingformybaby Ju puç 😘😘 #momlife #SofiaDashuria🎀 #shoppingformybaby

894 34

Ne vdesim për turshi sidomos kur i shoqërojmë në dimër me fasule 😍 Bëhen për pak minuta gati, prandaj po jua jap dhe juve recetën sepse janë super 😍😍 Përbërësit: -Patëllxhanë -Karota -Speca jeshile -Speca të kuq -Hudhra -Piper i zi kokërr -Dafina -Pak spec të kuq djegës -Kripë kokërr madhe Përgatitja: Patëllxhanët i presim sipas formës që duam dhe në një enë me ujë të valuar, i japim vetëm një valë rreth 2-3 minuta sa të ndryshojë ngjyra. I heqim mënjanë që të ftohen dhe ndërkohë presim në rrota karotën, specat, hudhrën. I bashkojmë të gjitha në një tepsi dhe i hedhim piperin, dafinën dhe i përziejmë me dorë. Kaq! Po kaq kollaj bëhet 😍 I fusim në enën që duam dhe pasi e kemi mbushur enën plot, i shtojmë ujin në të cilin kemi tretur 3 lugë gjelle kripë dhe 1 sheqer (masa për 1L ujë). Pasi i kemi mbushur me ujë i mbyllim hermetikisht dhe i lëmë në një vend të freskët. Duan rreth 2 javë të bëhen gati dhe kanë një super shije. Mezi pres të bëhen që ta shtrojmë me fasule, bukë të thekur, vaj ulliri, qepë e turshi. Kënaqësitë e vogla të jetës 😍😂 #momlife #cooking #turshi

2,086 138

"Rutina jonë" Që kur lindi isha strikte t'i krijoja një rutinë të përditshme Sofias dhe pse rezultatet munda t'i shoh vetëm pas javës së 6-të, pasi 40 ditët e para bebet nuk dallojnë ditën nga nata dhe nuk mund të krijojnë orare gjumi. Megjithatë vazhdova njësoj çdo ditë të njëjtat gjëra në të njëjtën orë. Zgjohemi në mëngjes, ndërrohemi, pijmë dhe dalim për shëtitje ku dhe bëjmë dremitjen e parë të ditës dhe unë pi kafe e mbaroj punë/pazare etj. Rreth orës 12:00 vijmë në shtëpi dhe zgjohemi, ndërrohemi, pijmë dhe luajmë tek tapeti me lodra, qeshim, puçemi, përkëdhelemi etj. Rreth orës 13:30-14:00 pijmë njëherë ta kemi gjendje 😂😂 dhe përgjumemi dhe jemi gati të flemë prapë. E vendos në krevat, e përkëdhel tek flokët dhe në sfond i vendos muzikë. Kur nuk e zë direkt i bëj "shshshsh" dhe ka shumë efekt pozitiv. Që kur lindi kjo ishte mënyra si e vendos në gjumë, as tundje, as në krahë. Pasi Sofia fle, shfrytëzoj kohën për punët e shtëpisë, si gatimi i drekës, pastrimi i shtëpisë, etj - derisa Sofia zgjohet rreth orës 16:30. Ndërrohemi, pijmë - këto dihen se janë orar pa orar - dhe luajmë prapë deri rreth orës 17:30-18:00, kur fillojmë të bëhemi gati të dalim prapë shëtitje. Kuptohet që sa dalim bën dremitjen tjetër dhe kthehemi rreth orës 20:00. Në 20:30 zgjohet dhe bëhemi gati për dush në 21:00, që është orari i përditshëm i pandryshueshëm i dushit që ditën e parë. Pas dushit, pijmë prapë dhe gjumë top po me të njëjtën mënyrë. Rutina dhe oraret e ndihmojnë të flejë çdo ditë në të njëjtën orë dhe kudo që lëviz si tek mami apo vjehrra, nuk ia bëj skip dremitjet por i ndjek të gjitha hapat njësoj në mënyrë strikte. Jam pro disiplinës në rritjen e fëmijës që në hapat e para dhe nuk mendoj që "është e vogël s'kupton" përkundrazi. Kjo është mënyra ime si kam zgjedhur të prindëroj e kjo ishte rutina jonë e përditshme dhe e dashuroj/adhuroj faktin që bëjmë përditë të njëjtat gjëra. Ju i ndiqni ndonjë rutinë fëmijëve? #momlife #SofiaDashuria 🎀 #workingmom

1,317 26

Eksperienca ime: "Rëndësia e tërshërës në shtatzëni dhe kur je me gji" Nuk besoj se ka njeri që ka ngrënë më shumë se unë kos me fruta në shtatzëni 😂😂😂 Blija nga 4-5 në ditë dhe i haja natën kur më kapte nepsi ndërsa tani vazhdoj i ha çdo mëngjes me drithëra. Drithërat e sidomos tërshëra duke qënë se kanë sasi të lartë fibrash ju ndihmojnë për konstipacionin si në shtatzëni dhe pas saj. Për më tepër tërshëra ndihmon sidomos në shtimin e sasisë së qumshtit. Unë drithërat i marr muesli sepse kanë më shumë shije se vetëm tërshëra dhe i shtoj bajame (që të trashin qumshtin), banane, fara lini, fara susami dhe kosin tim të preferuar Jogobella që Sofia e ka ngrënë që në bark 😂😂 Thjeshtë dhe shëndetshëm ❤ #momlife #healthy #jogobella #muesli

3,469 112

Mund ta kisha edituar pak foton, t'i jepja pak ngjyra, të hiqja atë rrëmujën poshtë karrocës, ushqimet që ha, dhallën, bananen, lodrat etj po mos përtoja dmth 😂😂😂 #momlife #SofiaDashuria🎀

1,407 678

#giveaway Ju e dini që jam pranë jush për të ndarë gjithçka nga eksperienca e mëmësisë dhe këtu përfshihen dhe zbulimet e dyqaneve të mira për bebushat tuaj 😍 Pasi përfitova nga uljet e @babyboom.albania menduam të bënim të lumtura disa mama që na ndjekin 😍😍 Fituesja do të ketë mundësinë të fitojë dhuratën për veten dhe 3 mikeshat që do bëjë tag. Dhuratat janë mjaft utilitare për çdo nënë dhe i shihni të prezantuara në videon 1 dhe 2 . Mjafton vetëm të ndiqni hapat bazike: -Follow @albasarahcobaj -Follow @babyboom.albania -Tag 3 mikesha të cilat duhet të ndjekin @albasarahcobaj @babyboom.albania *Nuk lejohen profile fallco dhe vetëm 1 koment për person. Përzgjedhja do të bëhet në datën 6 shtator me përzgjedhje rastësore të programit. Jam gjithnjë mirënjohëse që më ndiqni. Suksese 😍❤ #momlife

PEOPLE ALSO VIEWED

Looking for the next influencer in Albania to work with?
Have you considered to work with the following influencers?

315K
761 / post
3.70 %
Albania Technology, Architecture
423.7K
-
1.60 %
Albania
7.8K
307 / post
0.04 %
Albania Health & Fitness, Film, Music & Books, Humor, Technology
111.5K
-
1.80 %
Albania Journalists
1.7K
153 / post
3.30 %
Albania Celebrities
168.9K
-
7.30 %
Albania Fashion, Modeling, Fashion Design
40.1K
-
-
Albania Fashion, Styling, Modeling
87.9K
-
2.70 %
Albania Modeling
38.8K
-
0.90 %
Albania Styling, Hair Salons, Balayage
96.7K
-
0.30 %
Albania
427.1K
-
1.20 %
Albania
2.3K
194 / post
-
Albania Art, Hair & Beauty, Travel
26K
-
4.40 %
Albania
29.2K
-
2.00 %
Albania Singer, Songwriting, Music
322.8K
-
15.50 %
Albania